Shqiptarët në Itali dhe familjet në Shqipëri: larg por kaq afër. - Mixità

Info31/03/2020Shqiptarët në Itali dhe familjet në Shqipëri: larg por kaq afër.

SHARE

Ishte viti 2000 kur u largova nga Shqipëria dhe mbërrita për herë të parë në Itali. Në fuqi ishte akoma lira, telefonat celularë ekzistonin por njiheshin dhe përdoreshin pak, ishin të mëdhenj, të shtrenjtë dhe avantazh për pak persona. Isha 18 vjeç dhe ishte hera e parë që largohesha nga familja ime për të studiuar dhe jetuar në një vend të huaj, në Itali.

Sa më mungonin prindërit ditët e para, isha mësuar që ata më ndihmonin në çdo gjë, bënin shumë gjëra për mua dhe tani gjendesha vetëm para shumë gjërave të reja dhe vështirësive. Sa herë do të kisha dashur në atë periudhë të kisha pasur mundësinë t’i merrja në telefon gjithmonë sa herë që kisha nevojë për një këshillë ose thjesht të dëgjoja zërin e tyre për mbështetje.

Në atë kohë më kujtohet që për të marrë në telefon familjen time blija një kartë telefonike që kushtonte 10 mijë lira, sot mund të duken pak, por në atë kohë për mua që isha studente dhe që më duhej të paguaja vetë për studimet ishin shumë. Brenda kishte 17 minuta kohë, shumë pak për t’i treguar atyre për jetën time dhe për të ditur se si po shkonte jeta e tyre, pastaj thirrjen e bëja nga një telefon publik, pa asnjë privatësi, shpesh kishte njerëz në radhë, ndonjëherë edhe pak të mërzitur sepse edhe ata mezi prisnin të flisnin me familjet e tyre.

Sot, 20 vjet më vonë, me zhvillimin e teknologjisë dhe shërbimeve telekomunikuese, gjithçka ka ndryshuar, dhe ato gjëra duken si kujtime të largëta të denja për një film të vjetër.

Tani gjithçka ka ndryshuar, me prindërit flas gjithmonë, çdo ditë, ndonjëherë disa herë në ditë, me mundësine jo vetëm t’i dëgjoj, por edhe t’i shoh. Me videothirrjet mund të shoh sytë e tyre, buzëqeshjet e tyre, të ndiej emocionet e tyre. E gjithë kjo duke shpenzuar shumë pak dhe në privatësi totale pasi mund të flasim në çdo kohë dhe nga çdo vend. Duke qënë vazhdimisht të lidhur ndihem në shtëpi, kudo. Kemi vetëm vështirësinë e zgjedhjes nëse do flasim me WhatsApp, Messenger apo Skype, ndonjëherë bëjmë edhe video konferenca midis meje që jetoj në Itali, vëllait tim që jeton në Gjermani dhe atyre që jetojnë në Shqipëri. Sepse familjet shqiptare dihet, janë të shpërndara pothuajse kudo. Sa e bukur është e gjithë kjo.

Sigurisht në krahasim me vitin 2000, sot kam një celular, një operator telefonik (Vodafone) dhe kam zgjedhur një ofertë të veçantë që më lejon të bëj gjithcka.

 

Pse Vodafone? Sepse e konsideroj një markë që i gjendet afër klientëve shqiptarë dhe të huaj që banojnë në Itali dhe sepse më pëlqen produkti që ka krijuar posaçërisht për ne: Oferta C’All Global Max

Një ofertë shumë e dobishme dhe e leverdishme që më lejon të qëndroj gjithmonë e lidhur me të dashurit e mi si në Shqipëri ashtu edhe në Itali me avantazhet e:

. Cilësisë së rrjetit Vodafone

. Cilësisë së komunikimit si në nivel kombëtar ashtu edhe drejt vendit të origjinës

. Gigabajte më se të mjaftueshme për të realizuar çdo lloj aktiviteti (chat, videothirrje përmes WhatsApp dhe aplikacione të ngjashme meqënëse jane pa kufi dhe falas)

 

Ja cfarë përfshin oferta në detaj:

– 50 GB nëse pagesa mujore e rinovimit bëhet në kredinë e mbetur ose 70 GB nëse tarifa mujore e rinovimit debitohet në kartë krediti ose në llogari rrjedhëse

– Gigabajte pa kufi për thirrje, videothirrje dhe biseda në aplikacionin e preferuar

– Minuta pa kufi drejt numrave në Itali

– 1000 minuta drejt numrave Vodafone Albania

– deri në 300 minuta ndërkombëtare

E gjithë kjo për një çmim prej: 11,99 euro në muaj. A mund të mos e zgjidhja? Me një çmim shumë të leverdisshëm kam shumë minuta dhe Gigabajte për të folur me ta. Takimi i radhës? Do të flasim me videothirrje për të bërë mëngjes ose një aperitiv së bashku, ata nga Tirana unë nga Torino, ata me një kafe turke unë me një ekspres, ato me një gotë raki (grappa) unë me një gotë verë, sa mrekulli të jemi larg por në të njëjtën kohë kaq afër?

Më poshtë edhe linku i ofertës në gjuhën shqipe.

 

 

 

SPONSORED CONTENT


Vodafone Italia fa parte del Gruppo Vodafone, uno dei maggiori gruppi di telecomunicazioni al mondo, con 625 milioni di clienti di rete mobile e 27 milioni di rete fissa. Il Gruppo opera nel mercato della rete mobile in 24 paesi, è presente con accordi di partnership in altri 42 ed è attivo in 19 mercati con i propri servizi di rete fissa. Vodafone Italia chiude l’anno fiscale al 31 marzo 2019 con ricavi da servizi a 4.979 milioni di euro e EBITDA a 2.189 milioni di euro.