Të qënit nëna në Shqipëri: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja - Mixità

Bimbostore18/11/2020Të qënit nëna në Shqipëri: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja

SHARE

Ka një gjë që nëna ime më përsërit gjithmonë. Sa herë që gjendemi përballë ndonjë mami të re me fëmijë të vegjël apo cdo herë që kalojmë para vitrinave të një dyqani për fëmijë më thotë:

“Shiko sa veshje të bukura për fëmijë ka sot, kur ishit ju të vegjël ishit të bukur si dielli dhe më qan zemra që nëpër dyqane kishte shumë pak rroba të bukura për t’ju veshur. Kishte pak larmi por edhe  nuk është se kishim mundësi t’ju blinim shumë rroba. Shumica e tyre përdoreshin disa herë, kalonin nga fëmija më i madh te më i vogli. Në përgjithësi kishit një palë rroba që konsideroheshin të mira për ditën e dielë dhe raste të veçanta (dasma, festa kombëtare,Viti i Ri) por kishte edhe njerëz që nuk i kishin edhe ato dhe i huazonin nga të afërmit, miqtë, fqinjët. Shumë veshje, veçanërisht trikot, i bënim me dorë me shtiza thurjeje; natyrisht kërkonin angazhim, kohë dhe përpjekje, gjyshja juaj më ndihmonte shumë duke i bërë ajo shumicën, sepse unë – midis punës dhe shtëpisë – isha shumë e zënë: të rrisje 3 fëmijë ishte e lodhshme.”

E ctë të të them për pelenat – vazhdon të më tregojë ajo: “se mos ishte si sot që ka një përdorimshe, përdor e hidh, që të lehtesojnë shumë punën dhe të kursejnë kohë. Në atë kohë përdoreshin pëlhura fanellë në formë trekëndëshi të quajtura Pelena, i lanim dhe hekurosnim me dorë dhe i ripërdornim shumë herë”.

“Edhe përgatitja e ushqimit për ju” vazhdon mami “ishte një impenjim i madh, nuk kishte si sot ushqime të përgatitura, të dozuara dhe të paketuara gati për t’u përdorur që mund ti marrësh me vete kudo. Ushqimi duhej përgatitur dhe shpesh nuk kishte as mjete për ta bërë, të tilla si shrydhësja dhe mikseri. Mendo që për të përgatitur lëngun karrotës apo mollës duhej grirë me dorë në rende molla dhe karota, më pas duhej shtrydhur me një napë për t’ua dhënë pastaj fëmijëve.”

“Po lodrat… Ndonjëherë duhet të njihje dikë në dyqan për ti blerë, shumica e tyre ishin prej plastike, gome elastike ose prej pellushi, nuk kishte aq shumë larmi sa sot dhe jo të gjithë mund t’i blinin ato. Më së shumti “më thotë ajo” dhuroheshin për Vitin e Ri, duke i vendosur poshtë pemës. ”

“Dikur” e pyes unë “nuk egzistonin disa ditë ose periudha të veçanta me zbritje çmimesh dhe promocione për të qenë në gjendje të blinit produkte për fëmijë me çmim të leverdisshëm?”

“Jo, nuk ekzistonin.” përgjigjet ajo.

“Po për festat kombëtare të tilla si Dita e Pavarësisë ose për Vitin e Ri a bëhej diçka?” pyes unë.

“Për Festën e Pavarësisë, familja (prindërit dhe fëmijët) dilnin të veshur secili rrobat më të mira dhe bënin një shëtitje te liqeni artificial të Tiranës, shkonin në ndonjë pastiçeri ose përgatisnin ëmbëlsira tradicionale në shtëpi, të tilla si Revani apo Shëndetlie. Për Vitin e Ri, shkohej dhe bëheshin vizita tek shtëpitë e të afërmve dhe miqve (gjithmonë me rrobat më të mira që kishim) dhe kudo të ofroheshin ushqim dhe ëmbëlsira. Nata e Vitit të Ri ishte një festë e madhe sepse familjet mblidheshin dhe hanin shumë, por ishte e vështirë që të bëheshin dhurata (rroba dhe lodra) si sot.”

“Prindërit me fëmijë të vegjël sot, veçanërisht prindërit shqiptarë në Itali janë me shumë fat në krahasim me ne, por shpesh nuk e kuptojnë”, përfundon ajo tregimin.

Mami ka të drejtë. Për familjet e sotme shqiptare, që jetojnë në Itali, gjithçka është më e lehtë sesa kur isha e vogël unë.

Sot, mjafton të shkosh në një dyqan Bimbostore për të gjetur një larmi të madhe produktesh si veshje, pelena, lodra dhe ushqime për fëmijë. Por edhe karroca për fëmijë, pajisje kundër braktisjes, krevate të vegjël, ulëse për femijë…

 

Po në lidhje me çmimet dhe aftësinë blerëse?

Të arritshme për të gjitha buxhetet, veçanërisht tani, në muajin e nëntorit, falë Black Price të Bimbostore.

Çfare janë?

Tek Bimbostore, nga data 18 deri më 29 nëntor, ju pret një periudhë e veçantë uljesh çmimi që duhet shfrytëzuar menjëherë me zbritje deri në 50% mbi shumë produkte për fëmijë (ushqim për fëmijë, pelena, karroca për fëmijë dhe shumë të tjera). Dhe për më tepër mbi veshjet, këpucët dhe lodrat ka edhe – 50% ulje cmimi tek produkti i dytë.

Ndër të tjera Nëntori është edhe një muaj i veçantë për të gjithë shqiptarët pasi festojmë Ditën e Pavarësisë, një mundësi e shkëlqyer për të blerë jo vetëm produkte që na duhen por edhe për të bërë disa dhurata.

Gjithashtu, pse të mos mendojmë që tani për dhuratat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri: me kohët që po kalojmë, nëse kursejmë na bën gjithmonë mirë.

Dhe, duke pasur parasysh situatën e emergjencës dhe kufizimeve të periudhës së fundit, blerjet mund të bëhen qetësisht edhe online.

DYQANET BIMBOSTORE – klikoni këtu për të parë fletushkën e plotë

Kur i tregova mamit një dyqan Bimbostore u emocionua, kushedi se si do të kishte qenë jeta e saj si nënë gjatë fëmijërisë sonë nëse do të kishte pasur një dyqan si ky në Shqipëri, kur ne ishim të vegjël.

Por një gjë është e sigurt, tani ajo e di se si mund të jetë jeta ime nëse bëhem nënë në Itali: sigurisht më e lehtë, e gëzueshme pa lodhje mendore në krahasim me jetën e saj duke qenë në gjendje të blej shumë gjëra të bukura, të larmishme dhe të rehatshme për fëmijët e mi me çmime të favorshme.

Në fund të fundit, cila është gjëja më e madhe që një nënë dëshiron për vajzën e saj?

Ta shohi të lumtur!

DYQANET BIMBOSTORE AT TOYS CENTER- klikoni këtu për të parë fletushkën e plotë 

SPONSORED CONTENT


Con 97 negozi in Italia, Bimbostore è la catena di negozi specializzati che a partire dal 2011 si è affermata nella vendita di prodotti per l’infanzia. L’ampio assortimento, concentrato su articoli per bambini da 0 a 4 anni (pannolini, alimentari, abbigliamento, puericultura, cosmesi), è orientato alla convenienza e sostenuto da continue attività promozionali. E’ un vero e proprio supermercato dell’infanzia, caratterizzato da semplicità, funzionalità, competenza. Da Bimbostore TUTTO E’ PIU’ FACILE!